Qyteti-nyje, Kamza, shtrihet në fillin e hollë të jetës në zgrip, e tendosur në skaje. Aty nyjëtohen liria dhe informalja, e drejta dhe e përligjura, shtetërorja dhe njerëzorja, jeta jonë si nyje për t’u zgjidhur dhe ngërçi i artikulimit të mendimit të lirë.

Në njërin skaj të këtij qyteti shtrihet terreni imagjinar në të cilin projektohet dinjiteti i njeriut, dhë në skajin tjetër gjithë çka prodhon padija e njeriut të nxituar të kapë me vrull ritmin e urbanes. Në njërin skaj gjallon jeta e njeriut që kërkon të ndërtojë mbi mungesën dhe në skajin tjetër njeriu që kërkon të gjejë nyjet me jetën.

Kjo është nyja e parë që shënon fillimin e rrëfimit të ngjarjeve në një qytet i cili kërkon të bëjë dhe të zhbëjë nyjet e veta. Kjo nismë nga një grup të rinjsh do të lejojë që gjërat të dalin në sipërfaqe, të gjenden lidhjet mes ngjarjeve, vendeve, fenomeneve dhe synon që të krijojë një hapësirë të lirë ku secili qytetetar të shprehë mendimin e tij dhe të jetë pjesë aktive e saj.

Në trajtën e një gazete elektronike, do të paraqesim, zgjidhim dhe lidhim nyjet institucionale, kulturore, dhe historitë njerëzore që shkurtojnë dhe zgjasin fillin jetësor të qytetit.

Ditën e djeshme, datë 16 nëntor, u zhvillua protesta e rradhës e banorëve të zonës Zall-Gjoçaj dhe fshatrave përreth. Në orët e para të mëngjesit, banorëve të fshatrave të kësaj zone ju bashkuan edhe bashkëfshatarët e tyre të ardhur prej vitesh në Kamëz dhe Tiranë.  Tashmë prej më shumë se një viti përpjekjesh dhe 21 ditësh qëndrese në çadrën e ngritur në fshatin Melth, banorët vazhdojnë të kundërshtojnë fuqimisht ndërtimin e HEC-it Sekë dhe Zais, të cilët ia marrin zonës rreth 96% të rrjedhës. Siç shprehen dhe banorët plani është që uji të merret nga burimi, të futet në tunel që të derdhet në lumin e Urakës, të kalojë në një tunel të dytë e më pas të derdhet në njërin prej HEC-eve të ndërtuara në Mirditë. Ky ndërtim do të devijojë nga rrjedha e saj natyrale dy lumenjtë (Urakës dhe Zallit të Melthit) me një gjatësi prej 23 km duke lënë te paktën 11 fshatra pa të vetmin burim uji të pijshëm…

Dhënia e çmimit Nobel për Peter Handke është incidenti më i fundit fatkeq në një seri sosh për çmimin Nobel në letërsi, nga vendimi i çuditshëm për t’ia dhënë Bob Dylan-it në vitin 2016 deri te skandali i sulmeve seksuale të vitit të kaluar. Kur Handke kërkoi shfuqizimin e këtij çmimi në vitin 2014 e pati bërë duke thënë se është një “kanonizim falls” i letërsisë. Fakti që tashmë pikërisht ai e ka fituar vërteton se ka patur të drejtë.

Si rezultat i përballjes disa mujore, ditën e shtunë, me datë 5 tetor, në orën 09.15 pranë “Plepave të Brukes” janë shfaqur punonjësit dhe policia private të urdhëruar për të nisur rrethimin e zonës. Të gjendur në befasi, banorët janë mbledhur për të ndalur ndërhyrjet në “Plepat”. Nga terreni dy zonja shprehen se janë kthyer urgjentisht nga qendra shëndetësore pa marrë mjekimin vetëm për shkak të domosdoshmërisë për të qenë të pranishme në përballje me policinë. “Burrat sa herë që kanë tentuar të bëjnë rezistencë kundër policisë na i kanë shoqëruar në komisariat, ndaj sot vendosëm që ta mbronim me trupin tonë dhe fëmijët”- shprehet një nga gratë e protestës. Një tjetër banor dëshmon se janë zënë në befasi, pasi nuk e prisnin ardhjen e tyre. “Javën e kaluar arritëm të takonim kryetarin aktual të bashkisë, Rakip Sulin dhe ai na garantoi që për një muaj nuk do të ketë asnjë ndërhyrje as nga autoritetet shtetërore dhe as nga subjekti privat. Sot, pa kaluar një javë gjejmë para oborreve tona një gardh policor që kërkojnë të hyjnë me forcë në zonën e Plepave”.

Me reshjet e shumta, banorët e pastrehë të qytetit, apo ata në kushte të vështira banimi kanë qenë më të ekspozuar ndaj vështirësive që kanë shkaktuar përmbytjet e dy ditëve më përpara. Të gjendur në situatë emergjence, banorët i janë drejtuar policisë bashkiake dhe bashkisë natën e 23 shtatorit. Sot, datë 25 shtator nga takimet në terren na rezultojnë se janë 4 familje të strehuara në dy dhomat e zhveshjes së stadiumit, të cilët shprehen se qëndrojnë aty prej 2 ditësh në kushte tejet të vështira

Ky punim u shërben nxënësve, studentëve, gazetarëve të rinj dhe të gjithë atyre që në një moment apo në tjetrin u nevojitet ose kanë kërshërinë me mësu se si shkruhet një ese. Materiali është i ngjeshur dhe i përmbledhur për ata që kanë vetëm një ose pak ditë kohë për të zbuluar se ç’është kjo formë e të shkruarit dhe se si t’ia mbërrijnë ta shkruajnë një sosh. Këtu përshkruhen të gjithë hapat që ndiqen për shkrimin e një eseje, përshkruhet forma dhe llojet e saj, bashkë me sugjerimet për t’i patur parasysh përgjatë shkrimit. Nevoja për këtë punim erdhi nga fakti se në internet mungojnë shkrime të tilla në gjuhën shqipe ose gjenden copa-copa. Sigurisht që libra të botuar në shqip me këtë objekt ekzistojnë, qoftë nga studiues shqiptarë qoftë të përkthyer nga gjuhët e tjera. Po ashtu, eseistët e shkëlqyer nuk i mungojnë qoftë historisë qoftë aktualitetit të letrave shqipe. Megjithatë, ky shkrim është bërë për ata të cilët nuk e kanë kohën për t’i lexuar dhe kanë nevojë për një recetë të shpejtë gatimi. Artikulli është më pak se një doracak. Më shumë është një fletushkë e cila përmbledh bazat kryesore të kësaj teknike shkrimi dhe mund ta shtyjë lexuesin për t’u thelluar më shumë në hulumtimin e saj. Nevoja për shkrimin e eseve bëhet edhe më urgjente kur kujtojmë dobësimin dëshpërues të universiteteve dhe shkollave të mesme në përgjithësi në trevat shqiptare dhe programet e pambështetura për diasporën. Më specifikisht, shkrimit akademik si lëndë në gjimnaze dhe në fakultete nuk i është dhënë rëndësia e duhur. Edhe në shtypin e shkruar niveli i artikujve gazetaresk është nën nivelin e esesë…

Në vitet ‘96-‘97 u përfol se një plan gjoja urbanistik do të prekte zonën dhe si pasojë kërkohej lirimi i këtyre ndërtesave tashmë të shndërruara me mund në banesa, me qëllimin për t’i shkatërruar. Banorët asesi nuk ranë dakord, por luftuan kundrejt forcave policore që donin t’i flaknin në mes të katër rrugëve, duke e cilësuar këtë dhe si spastrim mbi bazën e prejardhjes. “Veriorët në veri të Tiranës janë ‘rrezik’ për kryeqytetin prandaj duan të na përzënë” – kështu mendonin banorët atë kohë. Bllokuan rrugën, duke djegur goma dhe kazanët e plehrave dhe nuk lejuan prishjen e godinave duke mundur kështu politikën e ‘spastrimit’ të tyre.

Në vazhdën e “lëkundjeve që vijnë si pasojë e lëvizjeve”, jemi mbledhur një grup shkencor i përbërë nga profesionistë të fushave të ndryshme të Ndërtimit dhe Zhvillimit Urban me synimin për të përgatitur një vrojtim të shkurtuar shkencor dhe edukativ rreth tërmeteve që u ndjenë pak më shumë se një javë më parë dhe panikut publik që pasoi në kryeqytet dhe zona të tjera pranë. Me këtë përmbledhjeje duam t’i japim lexuesve një panoramë të fenomenit të tërmeteve që të mund t’i ndihmojë për të mësuar mbi situatën dhe rrjedhimisht zvogëluar panikun duke ruajtur qetësinë në rast përsëritjeje. Na duhet të theksojmë se të dhënat e mëposhtme nuk e zëvendësojnë nevojën për informim publik nga ana e autoriteteve shtetërore, mediave apo instituteve kombëtare e ndërkombëtare..

Këto janë fotografi të marra nga qyteti i Kamzës, në rrugë dhe lagje të ndryshme në harkun kohor të një dite vere. Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij, nëpërmjet lentes së banorit periferik, hetojmë se kush e banon realisht qytetin, dhe sa mundësi krijon një qytet për të banuar në të…

Në Kamëz dimë që shtrohet një rrugë, por nuk e dimë sa dreka shtrohen për të. Dimë që kryetari bën dhe inspektorin e rrugës, por nuk dimë një raport auditimi. Dimë që kemi mbi 10 drejtori, por s’ua shohim as punën as gunën. Dimë që merren shumë veta në punë, por s’i dimë procedurat dhe as CV-të. Dimë që kemi një këshill prej 41 anëtarësh, por nuk dimë në e dinë se për çfarë janë aty. Dimë që çdo muaj marrim nga një fletë lavdërimi kombëtare dhe ndërkombëtare si “Qyteti Yll”, ndërkohë nuk e dimë se kur do ia fillojmë nga pika zero e qytetërimit: gypa dhe kanalizim. E kështu, duke mos u përballur me mosdijen tonë, përshtatemi me injorancën institucionale. Ndërkohë që flasim për përmirësime të kuadrit ligjor për të drejtën e informimit dhe transparencën institucionale, bashkia Kamëz sa vjen dhe bëhet më hermetike.

Që nga 8 gushti i vitit 1991 kur anija tregtare “Vlora” mbushet jo me mallra por me mijëra shqiptarë që duan t’i ikin gjysmë shekulli komunizëm, e deri më sot kur ia mbërriti të marrë statusin e vendit kandidat në BE në qershor të 2014-s, Shqipëria mbetet vend me popullatë të uritur emigratore. Amerika e cila ofron mundësi përmes lotos amerikane, është në mënyrë konstante një pikësynim. Një njeri që aplikon për lotarinë amerikane përjeton një gjendje që ja vlen të ndalesh. Është përjetim që kalon në disa faza..