Bërbili: Këngë të harruara të Arbëneshëve të Zadarit

Është një befasi e këndshme tek zbulon se si një projekt muzikor për të cilin ke punuar në të shkuarën, gjen njëfarësoj, të ngjashmin e vet, duke ndarë me të qëndrime që bëjnë bashkë punën etnomuzikologjike me atë krijuese artistike. Akoma edhe më bukur është atëherë kur projektet në fjalë flasin të njëjtën gjuhë, ose më saktë, variante të shqipes dhe lëvizin në peizazhe të ngjashme tingullore dhe emocionale...

0 Komente

Mes Vetes dhe Vedit: “Gjaku” – Ernest Koliqi

Që në hyrje të novelës, Doda parashtron qartë qëllimin e vet në raport me Shqipërinë dhe, në këtë mënyrë, i parashtrohet edhe lexuesit tematika duale e novelës, që është raporti i traditës me qytetërimin dhe kulturën. Ky opozicion, i parë si natyrë vs kulturë, gjeneron një lloj dialektike të brendshme që ndriçon shumë aspekte të kontekstit shqiptar, pa bërë një prerje të qartë mes të dyjave. Në tekst, i vërejmë të shënjuara si qytetnim dhe padije...

0 Komente

Ferri ekzistencial | “Vendi ku nuk vdiset kurrë” – Ornela Vorpsi

Në letërsinë shqipe, tema e fatit tragjik të grave në periudhën e komunizmit, është trajtuar shpesh pëmes prozës. Rëndom, subjekti i tyre lidhet me përballjen e heroinës me sfidat e rënda shoqërore, politike dhe familjare në kohën e diktaturës komuniste. Vënia e gruas në qendër të një romani, është një perspektivë më shumë në të parit e monstruozitetit të një periudhe,si ajo e Shqipërisë diktatoriale...

0 Komente

Gjithëkohësia e “Gruaja që deshe”

Romani nuk mund të kuptohet nëse nuk je lexuesi model i Ecos, lexuesi tip të cilin teksti e ka parashikuar bashkautor. E filluam me “ti” për të ndjekur kështu lojën e vetës së autorit. Pra, ajo që e karakterizon tekstin është veta e dytë e rrëfimit, e cila është goxha sfiduese si për autorin, edhe për lexuesin. Autori model është një zë që flet me dashamirësi (ose me ton urdhërues, ose me djallëzi) me ne, që na do krah të tij dhe ...

0 Komente

Metamorfoza e heroit (Rasti i Pa heronj, pa bujë – Ndriçim Ademaj)

Në esenë “Vdekja e autorit” (1967) e kritikut letrar dhe teoricienit francez, Roland Barthes-it, argumentohen idetë strukturaliste që vijnë si reaksion i praktikës pozitiviste të kritikës letrare tradicionale, e cila mbështetej në biografinë e një autori për të shpjeguar “kuptimin përfundimtar” të një teksti. Ese e cila orvatet të shmangë metodat pozitiviste të kritikës letrare që ...

0 Komente

Kapaciteti për të qenë vetëm

Dua të kryej një shqyrtim të kapacitetit të individit për të qenë vetëm, duke u nisur me supozimin se ky kapacitet është ndër shenjat më të rëndësishme të pjekurisë në zhvillimin emocional. Në pothuaj të gjitha trajtimet psikoanalitike, vjen një kohë kur aftësia për të qenë vetëm është e rëndësishme për pacientin...

0 Komente
unsplash
unsplash antonela

Statusi i së keqes

Për statusin e të keqes në letërsi, mund të flasim në pamje të parë, si marrëdhënia demaskuese që krijon letërsia me të, më specifikisht me kontekstin ku krijohet. Me këtë aspekt të letërsisë, mund të lidhen shkolla të ndryshme të kritikës që merren me marrëdhënien e letërsisë me kontekstin social ku krijohet ...

0 Komente
Foto nga libri i Mehmet Krajes, Antonela Pepkolaj
Foto nga libri i Mehmet Krajes, Antonela Pepkolaj

Kraja Postmodern

Antonela Pepkolaj | 07.02.2023 | nyje.al  Përmasa e parodisë në romanin postmodern, kalon përtej asaj të një figure retorike, por funksionalizohet për të arrirë përftime të reja, më komplekse dhe…

0 Komente
Palestinezët teksa kontrollojnë dëmet e shkaktuara pasi një ndërtesë 15-katëshe u shkatërrua në një sulm ajror izraelit në qytetin e Gazës, më 13 maj 2021. (Atia Mohammed/Flash90)
Palestinezët kontrollojnë dëmet e shkaktuara pasi një ndërtesë 15-katëshe u shkatërrua në një sulm ajror izraelit në qytetin e Gazës, më 13 maj 2021. (Atia Mohammed/Flash90)

Përjetimi i Nakbas, sërish

Përkthim | Antonela Pepkolaj |Dima Srouji |15.11.2022 | nyje.al "Sulmet e fundit ndaj palestinezëve po rishfaqin traumën ndër breza që ne të gjithë mbartim. Por rezistenca jonë sa vjen dhe…

0 Komente