Maturantët edhe sot në protestë, kërkojnë reagim nga Ministria

Maturantët janë mbledhur edhe sot para Ministrisë së Arsimit për plotësimin e kërkesave që parashtruan në peticionin që dorëzuan ditën e djeshme. Protestat e gjimnazistëve lindën pas provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë i cili sipas maturantëve ishte i paqartë dhe i pasaktë. Në peticion, ata i kërkojnë ministrisë ndryshim të skemës së vlerësimit, hartim të provimeve sipas modelit të parashtruar, publikim i çelësit të provimit brenda dy orëve të përfundimit, raport 60%/40% mes notës së lëndës në shkollë dhe notës se provimit dhe përcaktim i qartë i topologjisë së provimeve. Pas protestës së djeshme, ministrja Shahini akuzoi organizimin si të inkurajuar nga opozita dhe nuk u përgjigj për asnjë nga pikat e peticionit. Maturantët, pjesëmarrës në protestë, njoftuan se organizimin do të vazhdojë dhe i rradhës do jetë nesër, në orën 11:00, përballë Ministrisë së Arsimit.

Rreth autorit

Ronald Qema – Student në Gazetari dhe Komunikim | Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë

Leave a Reply