Minatorët e Bulqizës protestojnë në Tiranë

Ronald Qema | 27.01.2020 |nyje.al

Minatorët e Bulqizës marshuan në Tiranë, duke drejtuar disa kërkesa kundrejt institucioneve shtetërore dhe kompanisë Albchrome. Anëtarë të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës organizuan këtë marshim, pas një sërë manifestimesh të tjera duke përfshirë dhe grevë mbi një javore. Bashkë me qindra aktivistë dhe qytetarë ata ndaluan para Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Kryeministrisë, zyrave të grupit Balfin dhe Inspektoriatit të Punës. Që nga krijimi i sindikatës kompania Albchrome, nën pronësinë e Samir Manes, ka pushuar nga puna 4 anëtarë të saj ndër ta kryetarin e sindikatës Elton Debreshin. Minatorët janë të vendosur për vazhdimin e rezistencës deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Leave a Reply