Qyteti-nyje, Kamza, shtrihet në fillin e hollë të jetës në zgrip, e tendosur në skaje. Aty nyjëtohen liria dhe informalja, e drejta dhe e përligjura, shtetërorja dhe njerëzorja, jeta jonë si nyje për t’u zgjidhur dhe ngërçi i artikulimit të mendimit të lirë.

Në njërin skaj të këtij qyteti shtrihet terreni imagjinar në të cilin projektohet dinjiteti i njeriut, dhë në skajin tjetër gjithë çka prodhon padija e njeriut të nxituar të kapë me vrull ritmin e urbanes. Në njërin skaj gjallon jeta e njeriut që kërkon të ndërtojë mbi mungesën dhe në skajin tjetër njeriu që kërkon të gjejë nyjet me jetën.

Kjo është nyja e parë që shënon fillimin e rrëfimit të ngjarjeve në një qytet i cili kërkon të bëjë dhe të zhbëjë nyjet e veta. Kjo nismë nga një grup të rinjsh do të lejojë që gjërat të dalin në sipërfaqe, të gjenden lidhjet mes ngjarjeve, vendeve, fenomeneve dhe synon që të krijojë një hapësirë të lirë ku secili qytetetar të shprehë mendimin e tij dhe të jetë pjesë aktive e saj.

Në trajtën e një gazete elektronike, do të paraqesim, zgjidhim dhe lidhim nyjet institucionale, kulturore, dhe historitë njerëzore që shkurtojnë dhe zgjasin fillin jetësor të qytetit…

image1
nyje. al | 23.12.2018 | Sipas përcaktimit në fjalor fjala demokraci është sistemi politik, forma e qeverisjes sipas të cilës sovraniteti rrjedh, vjen prej popullit. Kratia në greqishten e vjetër shpreh idenë e një pushteti i →lexoni më tej...
Foto kryesore- Ruga Kamez
Evi Veliu | 15.12.2018 | nyje.al Rruga e Kamzës është një aks rrugor kombëtar i administruar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Përveçse i lidh banorët e Kamzës me qytetet përreth, rruga e Kamzës shërben edhe si rrugë →lexoni më tej...
Le të hamë rrugën “Iliria” sot për drekë
09.12.2018 | nyje.al A përfaqësohet suksesi i një bashkie me gjatësinë e kilometrave të shtruara me asfalt? E pyeta veten një ditë tek bari më i ri i hapur në qytet teksa po lundroja në faqen →lexoni më tej...
IMG_1947
 Diana Malaj | 26.11.2018 | nyje.al | Shkolla e mesme “Isa Boletini” ndodhet në zonën e Paskuqanit, njësi administrative e rëndësishme e Bashkisë Kamëz që prej vitit 2015 si pasojë e reformës territoriale. Kjo shkollë është →lexoni më tej...