Qyteti-nyje, Kamza, shtrihet në fillin e hollë të jetës në zgrip, e tendosur në skaje. Aty nyjëtohen liria dhe informalja, e drejta dhe e përligjura, shtetërorja dhe njerëzorja, jeta jonë si nyje për t’u zgjidhur dhe ngërçi i artikulimit të mendimit të lirë.

Në njërin skaj të këtij qyteti shtrihet terreni imagjinar në të cilin projektohet dinjiteti i njeriut, dhë në skajin tjetër gjithë çka prodhon padija e njeriut të nxituar të kapë me vrull ritmin e urbanes. Në njërin skaj gjallon jeta e njeriut që kërkon të ndërtojë mbi mungesën dhe në skajin tjetër njeriu që kërkon të gjejë nyjet me jetën.

Kjo është nyja e parë që shënon fillimin e rrëfimit të ngjarjeve në një qytet i cili kërkon të bëjë dhe të zhbëjë nyjet e veta. Kjo nismë nga një grup të rinjsh do të lejojë që gjërat të dalin në sipërfaqe, të gjenden lidhjet mes ngjarjeve, vendeve, fenomeneve dhe synon që të krijojë një hapësirë të lirë ku secili qytetetar të shprehë mendimin e tij dhe të jetë pjesë aktive e saj.

Në trajtën e një gazete elektronike, do të paraqesim, zgjidhim dhe lidhim nyjet institucionale, kulturore, dhe historitë njerëzore që shkurtojnë dhe zgjasin fillin jetësor të qytetit…

WhatsApp Image 2019-05-01 at 5.17.01 PM
01.05.2019 | nyje.al | Fejton  Bashkia Kamëz në festën e 23 vjetorit të saj si qytet ka menduar të respektojë qytetarët nëpërmjet disa aktiviteteve kulturore dhe nismave të ndërmarra nga këshilli bashkiak. Ajo që para … →lexoni më tej...
lajme flash..
23.04.2019 | nyje.al
Reagon dhe Bashkia Kamëz për djegien e katedrales së Notre Dame
17.04.2019 | nyje.al | Fejton Kryebashkiaku ka shprehur solidaritet mes shumë francezëve dhe autoriteteve të tjerë të cilët në këto ditë po përjetojnë dhimbjen e fortë, atë të rrënimit shpirtëror të kulturës, artit, dhe fesë … →lexoni më tej...
Martin Luther King Jr. with Ralph Abernathy, James Forman of the SNCC, and Reverend Jesse Douglas leading the march around the state capitol, Montgomery, Alabama, March 25, 1965; photograph by Spider Martin from the exhibition ‘Selma March 1965,’ at the Steven Kasher Gallery, New York City, March 5–April 18, 2015
Pavjo Gjini | 15.04.2019 | nyje.al    Martin Luther King Jr. ishte akademik, pastor baptist dhe aktivist i shquar i lëvizjes për të drejtat civile në Amerikën e viteve ’60, deri në momentin kur vritet … →lexoni më tej...