Qyteti-nyje, Kamza, shtrihet në fillin e hollë të jetës në zgrip, e tendosur në skaje. Aty nyjëtohen liria dhe informalja, e drejta dhe e përligjura, shtetërorja dhe njerëzorja, jeta jonë si nyje për t’u zgjidhur dhe ngërçi i artikulimit të mendimit të lirë.

Në njërin skaj të këtij qyteti shtrihet terreni imagjinar në të cilin projektohet dinjiteti i njeriut, dhë në skajin tjetër gjithë çka prodhon padija e njeriut të nxituar të kapë me vrull ritmin e urbanes. Në njërin skaj gjallon jeta e njeriut që kërkon të ndërtojë mbi mungesën dhe në skajin tjetër njeriu që kërkon të gjejë nyjet me jetën.

Kjo është nyja e parë që shënon fillimin e rrëfimit të ngjarjeve në një qytet i cili kërkon të bëjë dhe të zhbëjë nyjet e veta. Kjo nismë nga një grup të rinjsh do të lejojë që gjërat të dalin në sipërfaqe, të gjenden lidhjet mes ngjarjeve, vendeve, fenomeneve dhe synon që të krijojë një hapësirë të lirë ku secili qytetetar të shprehë mendimin e tij dhe të jetë pjesë aktive e saj.

Në trajtën e një gazete elektronike, do të paraqesim, zgjidhim dhe lidhim nyjet institucionale, kulturore, dhe historitë njerëzore që shkurtojnë dhe zgjasin fillin jetësor të qytetit…

Jacques-Louis_David_-_La_Mort_de_Marat
Pavjo Gjini | 20.07.2019 | nyje.al  Ky punim u shërben nxënësve, studentëve, gazetarëve të rinj dhe të gjithë atyre që në një moment apo në tjetrin u nevojitet ose kanë kërshërinë me mësu se si … →lexoni më tej...
xhelal mziu vs rakip suli 1
09.07.2019 | nyje.al Dorëzimi i postit të vjetër për cilindo punonjës natyrisht që është një moment emocional në jetën e tij, aq më tepër posti i një kryebashkiaku që prej 12 vitesh. Duke përfshirë dhe … →lexoni më tej...
lajme flash..
05.07.2019 | nyje.al
foto
nyje.al | 29.06.2019 Bashkia Kamëz bën hapa mbrapa në respektimin e të drejtave të qytetarëve të saj, pasi ka mohuar në mënyrë konsistente informacionin që duhet të bëhet publik  duke mos protokolluar kërkesat e adresuara … →lexoni më tej...