Gjykata Kushtetuese ka publikuar dje vendimin për pranimin e kërkesës për shfuqizimin e disa prej dispozitave të ligjit për studentët e mjekësisë i cili parashikonte mbajtjen me detyrim për pesë vite në Shqipëri duke ua kushtëzuar atyre diplomimin. Disa prej parashikimeve të ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë"...

Lëvizja ndërkombëtare Amnesty International ka shpërndarë ditën e djeshme një komunikatë publike me të cilën ajo shprehet që marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për trajtimin e emigrantëve, i tejkalon kufijtë ligjorë dhe rrezikon të drejtat e njeriut. Amnesty International dënon politikën e vazhdueshme të Italisë të menaxhimit të proceseve migratore jashtë vendit ndonëse...

Ditën e dielë u mbajt manifestimi i radhës në mbështetje të popullit palestinez, organizuar nga organizata jo-fitimprurëse në vend. Qindra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më tëj marshuan nëpër bulevardin “Zogu i Parë” me thirrjet “Liri për Palestinën”, “Armëpushim tani”, etj. Gjithashtu, protestuesit mbanin në duar qefinë që simbolizonin trupat e mbi 10 mijë fëmijëve të vrarë...

Ditën e nesërme Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin e kushtetueshmërisë së marrëveshjes Rama-Meloni për ngritjen në Shqipëri të strukturave të strehimit dhe trajtimit të refugjatëve azil-kërkues në Itali. Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje mes dy qeverive është pezulluar nga Gjykata dhjetorin e kaluar, pak orë përpara se Kuvendi i Shqipërisë ta hidhte për votim në seancë plenare...

Hera e fundit që shqiptarët kanë dëgjuar për Nënë Lizën e “5 majit” ishte rrëmuja mediatike e prodhuar nga Kryetari i Bashkisë Tiranë që njoftoi se ajo tashmë ishte bërë me shtëpi. Por Liza Marku, edhe vitin e ri 2024 e priti tek të afërmit e saj. Tashmë bëhen dy vite që prej nisjes së shembjeve në njësitë administrative katër e tetë në Tiranë dhe banorët shprehen që nuk kanë nisur ende të strehohen në godinat e projektit “Tirana Riverside” të Steffano Boer-it. 

Grupimi shqiptar për Palestinën është bashkim aktivistësh të çështjeve të ndryshme që janë organizuar që prej tetorit të shkuar, periudhë që shënon intensifikimin e akteve gjenocidiale mbi popullin palestinez. Ditën e sotme ata organizuan një marshim me thirrjen globale për armëpushim të menjëhershëm. Armëpushimi, si qëndrimi politik që duhet të mbajë qeveria e Shqipërisë një herë e më parë, jo vetëm për Palestinën, por edhe për Libanin e Jemenin....

Vetëvrasja e 41-vjeçares Bedrie Loka, shkaktuar nga dhuna psikologjike dhe shantazhi i vazhdueshëm në rrjete sociale dhe nga familjarë që vinin në dyshim nderin e saj, ka prekur opinion publik në masë. Ditën e djeshme u njoftua një protestë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë dhe paraditen e sotme qytetarë dhe aktivistë mbajtën fjalët e tyre para medias. Vetëvrasja e 41-vjeçares Bedrie Loka, shkaktuar nga dhuna psikologjike dhe shantazhi i vazhdueshëm në rrjete sociale ...

Nëse jeni student/e i/e gazetarisë, letërsisë apo shkencave të tjera humane me interes në të shkruarit dhe raportimit ose nëse keni mbaruar studimet dhe kërkoni të profilizoheni në gazetari komunitare. Aplikoni në adresën tonë nyje.info@gmail.com, duke na dërguar materialet e mëposhtme brenda datës 20 janar 2024: Jetëshkrimin tuaj (max 3 faqe), letër motivimi (300-500 fjalë) dhe një produkt gazetaresk tuajin (në rastet kur aplikohet)

Në një bisedë me Sofinë, banore e Bathores, përgjatë zhvillimit të Laboratorit të Antropologjisë Urbane në vitin 2021 teksa e pyesim për shumësinë e luleve në oborrin e saj, ajo na përgjigjet se lulet ‘i kam për sy njeri, se nuk shihet muri i bardhë’. Sofia ishte zhvendosur në vitin 1994 në këtë lagje, në pasiguri të plotë shtetërore...

Këshilli Bashkiak i Kamzës është organi më i lartë kolegjial që qeveris qytetin. Në punimet e tij parashikohet të diskutohet dhe miratohet çdo vendim që përcakton zhvillimin tërësor të qytetit. Si i tillë ai duhet të jetë llogari-dhënës, transparent dhe i hapur për secilin banor a aktor të interesuar. Viti që po lëmë pas është shembull i përkundërt i zbatimit të këtyre parimeve jo vetëm abstrakte, por edhe ligjore.

Qindra qytetarë të Kamzës kanë protestuar në bulevardin kryesor të qytetit pasi janë njoftuar pas 4 orësh pritje se abonetë e transportit publik nuk do të shiten as ditën e sotme.  “Jam zgjuar në orën 5 të mëngjesit se na kishin thënë që dalin sot” - u shpreh një qytetare, “mendova se do mbaroja punë shpejt dhe do kisha ditën përpara por mbetëm këtu”....

Mbledhja e parë e konstituimit të Këshillit Bashkiak Kamëz ishte një farë feste nëse e mbani mend. Mbyllja e punimeve të Këshillit për vitin 2023 nuk mund të mos ishte gjithashtu e tillë. Dyert u hapën që në nisje të saj, jo në mes të saj, siç ndodhi në korrik. Tre paketime transparente ishin mbushur me karamele me mbështjellëse gold ...